Blije këtë produkt
800 Lekë

Bir i qiellit ( Botuar nga: Dituria në 2020 )

Autori:  Kenneth Oppel
Përkthyesi:  Klea Vyshka

Met Kruiz, pesëmbëdhjetë vjeç, punon si muço në anijen ajrore Aurora, një aerostat i madh luksoz që fluturon me qindra metra mbi oqean, mbushur me udhëtarë të pasur, që i çon nga qyteti në qytet. Kjo është jeta që djaloshi Met ka dëshiruar të jetojë gjithmonë; i bindur se është më i lehtë se ajri, ai e parafytyron veten një ditë prej ditësh si kapiten në një anije të tillë. Një natë, në aerostatin e tyre ulet një balonë dhe burri që gjendet aty, në grahmat e vdekjes, flet për disa krijesa të bukura, që fluturojnë nëpër qiell. Vetëm pasi Meti takon Kejtin pasanike dhe guximtare, do të kuptojë që fjalët e gjyshit të saj janë të vërteta, që krijesat ekzistojnë përnjëmend dhe janë krejtësisht të panjohura për botën e njerëzve. Dhe kur, pas mbërritjes së Kejtit në anije, piratët e ajrit do të plaçkitin udhëtarët dhe një stuhi do të detyrojë Aurorën të ulet në një ishull në dukje të shkretë, atëherë shumë guxim do t'i duhet... Në një libër aventurash drithëruese që të kujton librat më të bukur të Jules Verne dhe Robert Louis Stevenson, Kenneth Oppel krijon një botë të imagjinuar, në të cilën qielli është i populluar nga udhëtarë transkontinentalë, piratë dhe qenie që kurrë nuk do t'u shkonin në mendje njerëzve që vozisin në qiell.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 292 47 6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 350
  • Përmasat e librit: 143 x 208 x 32 mm

Njihu me Autorin

Kenneth Oppel -

"U linda në Port Alberni, një qytet në ishullin e Vancouverit, por e kalova pjesën më të madhe të fëmijërisë sime në Victoria. Rreth moshës dymbëdhjetëvjeçare vendosa të bëhesha shkrimtar. Nisa të shkruaj libra me subjekte nga fantashkenca, vazhdova me libra me shpata dhe magjistarë dhe, më pas, ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania