Bileta e lotarisë ( Botuar nga: Erik në 2013 )
Bileta e lotarisë është një nga romanet më të bukur të Zhyl Vernit. Ai ka skalitur me penën e tij historinë e Gulda Hansenit, norvegjezes së bukur, që pret me padurim lajme nga i fejuari i saj, i cili ndodhet në brigjet e peshkimit të Njufaundlendit. Anija humb pa nam e nishan. Asnjë lajm për të mbijetuarit. Më në fund mesazhi arrin, por në një formë të çuditshme: disa fjalë të shkruara mbi një biletë lotarie, të futur në një shishe dhe të hedhur në det në çastin e fundit të mbytjes së anijes. A i humbet shpresat Gulda për të fejuarin e saj? A do t’i ndjekë ajo udhëzimet e fundit që i jep i dashuri në lamtumirën e tij të fundit?
Çmimi:
600 Lekë