Blije këtë produkt
1000 Lekë

Berati thënie të arta ( Botuar nga: Uegen në 2019 )

Autori:  Çlirim Mukli

Për të shkuar në Berat nuk ka rrugë. Është një qytet mysliman, në të hyrë të një gryke të lumit Apsus (Osumi - shën. im) dhe për të mbërritur atje që nga Vlora duhen 15 orë me kalë. Pothuajse s'ka rrugë dhe qyteti është i besimit mysliman. Minaret e tij duken që larg e ngado zotërojnë shtëpi të bardha me kopshte. Në portat e qytetit, pasi le varrezat e vjetra, në qender gjen pazarin. Aty takon "haxhiun" me rroba jeshile dhe hoxhën me tyrben në kokë, si dhe ushtarakë e funksionare turq. Aty këtu ka dhe gege e vlleh, apo tregtarë nga kjo zonë bizantine e Belgradit të Mesjetes. Atje u prita nga Anthim Aleksudhi, mitropoliti i një dioqeze të madhe, një peshkop ortodoks dhe një prelat i shkëlqyer, me shumë kulturë. Ai i ishte kushtuar arkeologjisë dhe ishte anëtar i Sillogut të Kostandinopojës. Kur flasin për të, përmendin gjithnjë epitetin ‘’Miku i artit" dhe ai e ka merituar këtë. Anthimi ka gjetur në Berat dhe një numër hebrenjsh që i pikas nga kapuçi i zi në kokë. Por popullsia, si dhe gjuha është shqiptare. Qyteti lart është i rrethuar nga një mur bizantin gjysmë i rrënuar, ku s'ka asnjë dyqan apo xhami. Atje gjendet shtëpia e peshkopit dhe e shenjtërisëe së tij mitropolitit. Të gjithë njerëzit janë ortodoksë. Zbrita në lagjen e Kalasë dhe mora ... "

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Uegen (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-033-63-5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 282
  • Përmasat e librit: 140 x 208 x 21 mm

Njihu me Autorin

Çlirim Mukli -

Mban titujt Intelektual i shquar dhe për merita të veçanta civile 27 nëntor 1943, Berat Studimet e larta në Tiranë për Gjuhë shqipe dhe Letërsi... Vite me radhë mësues në rrethet e Skraparit edhe të Beratit dhe nëseksionin e arsimit e në kabinetin pedagogjik të Beratit... Përkthyes që ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania