Buy this product
2000 Lekë

Bektashinjtë shqiptarë ( Published by: in 2020 )

Author:  Robert Elsie

"Rendi bektashian, me besimet dhe praktikat e tij të dallueshme islamike, ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve. Kushdo që e studion atë histori, duhet t'i studiojë bektashinjtë dhe anasjelltas. Ky libër paraqet fragmente të një numri të gjerë e të shumëllojshëm raportesh e shkrimesh, shumë nga ta pak të njohur dhe të përkthyer këtu për herë të parë; po ashtu përmban një begati informacionesh për vendet e shenjta të bektashinjve dhe për anëtarët më të rëndësishëm të tyre. Ky vëllim i domosdoshëm ishte njëri nga librat e fundit të Robert Elsiet, një studiues jashtëzakonisht i talentuar i botës shqiptare. Mençuria e kthjellët dhe dija enciklopedike janë shenjat dalluese të saj, siç janë edhe të të gjitha veprave të tjera të tij". SIR NOEL MALCOLM, studiues në All Souls College, Universiteti i Oksfordit, Britani e Madhe Rendi bektashian është tarikat sufist alevit që gjendet në Anadoll dhe Ballkan, me prani të fuqishme në Shqipëri. Në këtë libër, i fundit i tij, Robert Elsie analizon bektashinjtë shqiptarë dhe merr parasysh rolin e tyre në historinë dhe shoqërinë e vendit. Ndonëse është shkruar shumë për bektashinjtë në Turqi, pak është botuar për degën shqiptare të sektit. Robert Elsie shqyrton historinë dhe kulturën e bektashinjve, analizon shkrimet për rendin nga udhëtarët e hershëm në rajon si Margaret Hasluck dhe Sir Arthur Evans dhe sjell një listë gjithëpërfshirëse të teqeve (kuvendeve) dhe tyrbeve (faltoreve) në Shqipëri dhe në vendet fqinje. Në fund e paraqet një katalog të figurave të shquara të bektashinjve shqiptarë në histori dhe legjenda. Ky libër është i pajisur me një udhëzues të plotë referencash për bektashinjtë në Shqipëri që do të jetë thelbësor për studiuesit e Ballkanit, sekteve islamike dhe historisë e kulturës shqiptare. ROBERT ELSIE (1950-2017) ishte studiues kanadez dhe përkthyes, i specializuar në studimet dhe folklorin shqiptar.

Price: 2000 Lekë
Buy this product
2000 Lekë

Product Details

  • Published in: 2020
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9951 803 29 8
  • Format: Hardcover
  • Page nr.: 772
  • Book dimensions: 148 x 206 x 73 mm

More About the Author

Robert Elsie -

All rights reserved. © 2015 Library Albania