Bektashinjtë shqiptarë ( Botuar nga: Botime Artini në 2020 )
"Rendi bektashian, me besimet dhe praktikat e tij të dallueshme islamike, ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve. Kushdo që e studion atë histori, duhet t'i studiojë bektashinjtë dhe anasjelltas. Ky libër paraqet fragmente të një numri të gjerë e të shumëllojshëm raportesh e shkrimesh, shumë nga ta pak të njohur dhe të përkthyer këtu për herë të parë; po ashtu përmban një begati informacionesh për vendet e shenjta të bektashinjve dhe për anëtarët më të rëndësishëm të tyre. Ky vëllim i domosdoshëm ishte njëri nga librat e fundit të Robert Elsiet, një studiues jashtëzakonisht i talentuar i botës shqiptare. Mençuria e kthjellët dhe dija enciklopedike janë shenjat dalluese të saj, siç janë edhe të të gjitha veprave të tjera të tij".
SIR NOEL MALCOLM, studiues në All Souls College, Universiteti i Oksfordit, Britani e Madhe
Rendi bektashian është tarikat sufist alevit që gjendet në Anadoll dhe Ballkan, me prani të fuqishme në Shqipëri. Në këtë libër, i fundit i tij, Robert Elsie analizon bektashinjtë shqiptarë dhe merr parasysh rolin e tyre në historinë dhe shoqërinë e vendit. Ndonëse është shkruar shumë për bektashinjtë në Turqi, pak është botuar për degën shqiptare të sektit. Robert Elsie shqyrton historinë dhe kulturën e bektashinjve, analizon shkrimet për rendin nga udhëtarët e hershëm në rajon si Margaret Hasluck dhe Sir Arthur Evans dhe sjell një listë gjithëpërfshirëse të teqeve (kuvendeve) dhe tyrbeve (faltoreve) në Shqipëri dhe në vendet fqinje. Në fund e paraqet një katalog të figurave të shquara të bektashinjve shqiptarë në histori dhe legjenda. Ky libër është i pajisur me një udhëzues të plotë referencash për bektashinjtë në Shqipëri që do të jetë thelbësor për studiuesit e Ballkanit, sekteve islamike dhe historisë e kulturës shqiptare.
ROBERT ELSIE (1950-2017) ishte studiues kanadez dhe përkthyes, i specializuar në studimet dhe folklorin shqiptar.
Çmimi:
2000 Lekë