Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
1800 Lekë

Becoming Të bëhesh Michelle Obama ( Botuar nga: Dudaj në 2019 )

Autori:  Michelle Obama
Përkthyesi:  Ledia Agolli

Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brencla Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park. Pikërisht në këtë vend, prindërit e saj, Fraser dhe Marian Robinson-i, e mësuan të fliste haptas dhe të mos kishte frikë. Por shumë shpejt jeta e çoi tepër larg, nga sallat e Princeton-it, ku mësoi për herë të parë se çfarë nënkuptonte të ishe në një dhomë e vetmja grua me ngjyrë, deri te rrokaqielli ku punoi si avokate e fuqishme tregtare dhe ku, mëngjesin e një dite vere, një student i Juridikut me emrin Barack Obama, hyri në zyrën e saj dhe ia shpartalloi të gjitha planet. Në këtë libër, për herë të pare, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale. Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botes, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë. Becoming - Të bëhesh, na shoqëron në një udhëtim nga kuzhinat modeste të Jovas te sallat e ballos në Buckingham Palace, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse, duke na zbuluar shpirtin e një gruaje të veçantë dhe revolucionare, e cila lufton për t'u ndjerë mirë me veten, plotësisht e zonja për të vënë gjithë forcën dhe zërin në shërbim të idealeve më të larta. Duke rrëfyer me ndershmëri dhe kurajë, Michelle Obama na vë përpara një sfide: cilët jemi në të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi?

Çmimi: 1800 Lekë
Blije këtë produkt
1800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-0-573-5
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 448
  • Përmasat e librit: 162 x 236 x 30 mm

Njihu me Autorin

Michelle Obama -

MICHELLE ROBINSON OBAMA ka qenë Zonja e Pare e SHBA-ve nga viti 2009 deri në vitin 2017. Pas diplomimit në universitetet Princeton dhe Harvard, filloi karrierën si avokate në Çikago, në studion Sidley&Austin, ku takoi edhe burrin e saj të ardhshëm, Barack Obama-n. . Në vijim, gjithnjë në Çikago, punoi ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania