Blije këtë produkt
1000 Lekë

Bashkë me Erën II ( Botuar nga: INFBOTUES në 2009 )

Përkthyesi:  Klodian Briçi

I vendosur në Jugun e Shteteve të Bashkuara, pas periudhës së Luftës Civile, romani “Bashkë me Erën” pa dritën e botimit në vitin 1936, kur kujtimi i kësaj ngjarjeje të përgjakshme ishte ende i gjallë në ndërgjegjen e shumë amerikanëve. Skarletë O'Hara, gruaja e re tekanjoze dhe e pacipë, protagonistja e romanit, i përballon mundimet me shpirt pushtueseje; e pa zonja, po ashtu si populli i vet i Jugut «për të njohur disfatën edhe kur e ka para syve», nxiton të shkojë drejt të ardhmes duke menduar se «tek e fundit, nesër është ditë e re ». Shoqëria amerikane e cila po e merrte veten nga kriza e thellë ekonomike që pat filluar pas rënies së bursës, në vitin 1929, e priti me entuziazëm të paparë romanin e lartpërmendur, duke e radhitur këtë - madje edhe falë ekranizimit të paharrueshëm që iu bë romanit - mes klasikëve të letërsisë bashkëkohore. Historia e dashurisë më të madhe e kohës sonë, historia e Skarletë O'Harës dhe e Ret Batlerit. Libri i Margaret Miçëllit është një nga romanet më të bukura që janë shkruar ndonjëherë. Ai është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës, dhe tirazhi i tij ka kapur shifrën prej dhjetëra milionë kopjesh të shitura. Sot, rreth një shekull pas botimit të parë, arritjet e tij janë të pakrahasueshme, dhe mbetet një nga sagat amerikane më të dashura që është shkruar ndonjëherë...

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: INFBOTUES (2009)
  • Botuar në: 2009
  • ISBN-13: 978-99956-789-6-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 576
  • Përmasat e librit: 145 x 208 x 31 mm

Njihu me Autorin

Margaret  Mitchell -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania