Blije këtë produkt
900 Lekë

Baronesha Shenteben ( Botuar nga: Toena në 2014 )

Autori:  Viktor Canosinaj

Fragment nga libri Vilma qeshi. “Po kjo femër a ka pasur në jetën e saj ndonjë flirt?”, pyeti veten. “Duhet të ketë qenë e bukur në rini.” Dila i kishte treguar se ishte malësore dhe martesa në qytet kishte qenë një fat për të. “Si mund të flirtojnë shqiptarët vallë?”, mendoi baronesha. “Çfarë çmimi mund të ketë flirti i tyre përveç plumbit ballit? Eh, flirtet njëlloj duhet të jenë në të gjithë botën, madje edhe në atë të kafshëve.” Në një shkrim të një shkencëtari anglez, që jetonte në Afrikë, ku merrej merrej me studimin e jetës së majmunëve, kishte lexuar se majmuneshat e haremit të prijësit të tufës flirtonin fshehtazi me ndonjë bukurosh të ri. Papritur, jashtë në rrugë u dëgjuan klithma grash. Dila ndërpreu punën. Kërkoi leje të mësonte ç’kishte ngjarë. Vilma e vështroi ftohtë. – Asht pa rëndësi derisa nuk ka lidhje me ne, – tha. Por shërbëtorja vazhdonte t’i mbante sytë nga porta. Vilma kishte dëgjuar nga Rudi se shqiptarët ishin shumë kureshtarë për të mësuar ç’ndodhte nëpër botë e jo mes tyre. – Mbase dikush ka nevojë për ndihmë, – shtoi. Shqiptarja doli me ngut. Kur u kthye, ishte krejt e mpirë. Një mysliman i kishte prerë kokën gruas së tij dhe i shkalluar kishte dalë me të në dorë nëpër qytet për t’ua treguar njerëzve. “Shikojeni kurvën!”, thërriste duke e ngritur kokën lart, mbërthyer për flokësh.

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Toena (2014)
  • Botuar në: 2014
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 288
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 15 mm

Njihu me Autorin

Viktor Canosinaj -

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960 në Vlorë. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. Pas studimeve universitare ne Gjuhë - Letërsi, punoi mësues letërsie, gazetar dhe përkthyes. Ai gjithashtu ka punuar për kujdesën e fëmijëve në një fshat të SOS-it. Në vitet 70 publikonte poezi dhe ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania