Author Page

Bahri Beci


Bahri Beci (lindur më 6 mars, 1936) në Shkodër. Mbaroi studimet universitare në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe në shtator të vitit 1958 u emërua Punonjës Shkencor në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë. Në vitin 1977 ka marrë gradën shkencore “Doktor i Universitetit të Parisit”. Më 1979 ka marrë gradën shkencore “Kandidat i shkencave” për disertacionin “Të folmen e gegërishtes qendrore” dhe titullin “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor“ në Shqipëri. Më 1984, ka marrë gradën tjetër shkencore “Doktor i Shkencave” për disertacionin “Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i të folmes së Shkodrës” dhe në vitin 1994, titullin “Drejtues kërkimesh ose Profesor”. Më 2008, ka fituar titullin “Akademik”.

View author books

All rights reserved. © 2015 Library Albania