Blije këtë produkt
600 Lekë

Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël ( Botuar nga: Botime Pegi në 2019 )

Përkthyesi:  Ben Andoni

"Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël", botuar për herë të parë më 1913, është një prej klasikëve të letërsisë kroate për fëmijë, shkruar nga Ivana Brlic-Mazuranic. Hlapiti i vogël është shegert në punishten e këpucarit Vetullngrysur, usta i egër dhe i zymtë, i cili sillet keq ndaj vogëlushit. Kësisoj, djali vendos të nisë një jetë të re, largohet nga punishtja dhe ndërmerr një rrugëtim prej shtatë ditësh, gjatë së cilave do të hasë shumë njerëz dhe do të bëjë aventura nga më të çuditshmet. Ai mendon se duhet të ndihmojë këdo që ndesh në udhë, që nga një shitës plak qumështi e deri te një vajzë e vogël, me emrin Gita. Së bashku me Gitën dhe qenushin e tij, Bundash, ai përshkon fusha e fshatra të tëra, duke i prishur planet një kusari të keq e duke ndihmuar dikë tjetër të kthehet në rrugë të mbarë. Kur je djalosh zemërmirë dhe nuk i trembesh punës së vështirë, nuk ka gjë që s'mund ta arrish. Në këtë libër, gjithkush mund të gjejë diçka për veten: është historia e një jetimi, një përrallë aventurash dhe udhëtimesh, mirësie dhe dashurie. "Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël" është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është ekranizuar dy herë, madje në 2013, filmi ka arritur numrin më të madh të shikueshmërisë për filmat për fëmijë që prej vitit 1990. Pjesë nga libri: Zonjë e nderuar! Faleminderit për mirësinë tuaj. Unë po iki. Do t'ju kujtoj gjithmonë dhe do të ndihmoj kë të mundem, ashtu siç më ndihmuat ju mua.-Juaji, Hlapiti

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 310 03 3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 133
  • Përmasat e librit: 167 x 211 x 7 mm

Njihu me Autorin

Ivana Brlic-Mazuranic -

Ivana Brlic-Mazuranic konsiderohet shkrimtarja më e mirë kroate për fëmijë, jo vetëm në Kroaci, por edhe në botë. Ajo nisi të shkruante poezi, ditarë dhe ese që herët, por veprat e saj panë dritën e botimit vetëm në fillim të shekullit XX. Libri i saj "Përralla të moçme kroate", botuar më 1916, ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania