Aventurat e pazakonta të Megi Marit ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2020 )
Ishte një natë e errët me stuhi...
Megi Mari, vëllai i saj i vogël Carls-Uollsi dhe nëna e tyre kishin zbritur në kuzhinë për të ngrënë diçka në mesnatë, kur në shtëpinë e tyre vjen nje grua e huaj mjaft e çuditshme. "Netët me stuhi janë lavdia ime", thotë e huaja, që nuk duket si e kësaj bote. "Vetem se më zuri rrebeshi dhe më largoi nga rruga. Po ulem vetëm një çast dhe pastaj do të dal në rrugë. Meqë përmendem rrugën e meqë ra fjala, një gjë e tillë si përthyerja ekziston". Në atë natë të tërbuar, vizitorja e çuditshme që vjen në shtëpinë e Marëve fut Megin, vëllain e saj Çarls-Uollsin dhe shokun e tyre. Kelvi O’Kifin në aventurën më të rrezikshme e më të jashtëzakonshme, aventurë që do të vërë në rrezik jetët e tyre dhe universin tonë.
Çmimi:
800 Lekë