Aventurat e jashtëzakonshme të Sharlotës 2, Një për të gjithë, të gjithë për një ( Published by: Mediaprint in 2019 )
Sot në shkollë ndodhi diçka emocionuese. Berenike fon Bëdekeri krijoi grupin e vajzave të quajtur VAJZAT RREZATUESE. Aty bëjnë pjesë të gjitha vajzat e klasës, përveç meje dhe Shajenit, shoqes sime të ngushtë, kështu që ne u themi gjithnjë Delet acaruese.
Por nuk e kemi aspak problem, pasi edhe ne kemi krijuar grupin tonë, LEPURUSHAT EGERSIRA. Duke qenë se dy veta janë shumë pak për një grup, kemi futur në të edhe Paulin bashkë me shtëpinë që ai ka në pemë.
E sikur të mos na mjaftonin vetëm DELET ACARUESE tani duhet të merremi edhe me Rokerët. A thua do të na ndihmojë fyelli indian që kam për t'i hequr qafe? Apo do të na ndodhin edhe më shumë gjëra të çuditshme?
Aventura e dytë e Sharlotë Petermanit, një ditar mëse gazmor për vajza!
Price:
700 Lekë