Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
600 Lekë

Aventurat e Zozos ( Botuar nga: Arka e Noes në 2020 )

Autori:  Diana Çuli

Zozo, një djalë çapkën e trimosh, është personazhi që del nga Ipadi dhe shëtit të gjithë botën duke u ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve që gjenden në ndonjë situatë tw vështirë. Po kështu një ditë ai shfaqet edhe në shtëpinë e dy motrave, Borës dhe të Zanës, të cilat pëlqejnë shumë të përdorin Ipadin për të luajtur dhe për të parë filmat e tyre të parapëlqyer. Dhe Zozo, që jeton në Ipad, del prej aty dhe lidh një miqësi kaq të bukur me vajzat, duke i përfshirë ato në aventurat dhe trimëritë e tij nëpër Sahara, në Kinë apo edhe në Polin e Veriut. "Aventurat e Zozos" është një përrallë e bukur që hedh vëmendjen nga teknologjia dhe lidhja që kanë fëmijët me të sot dhe se si duhet ta mendojmë atë si një dritare të bukur nga ku fëmijët mund të hedhin sytë për të mësuar ato vende ku nuk mund të jenë dhe dije të cilat jo gjithmonë është e lehtë të gjinden. Shkrimtarja e njohur Diana Çuli këtë herë i afrohet lexuesve të vegjël me librin e parë (por jo të fundit) për fëmijë, pas një përvoje të gjatë në letërsi me romanet e njohur "Dreri i trotuareve", "Engjëj të armatosur", "Vrasje në Kryeministri" etj. Endri Bego (ilustruesi) ka përfunduar studimet e larta në Akademinë e Arteve për Skulpturë dhe Grafikë. Pas studimeve ka lëvruar edhe artin e Karikaturës dhe ilustrimeve të Comics (Novela grafike).

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Arka e Noes (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 4555 3 6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 56
  • Përmasat e librit: 170 x 240 x 5 mm

Njihu me Autorin

Diana Çuli -

Diana Çuli, ka lindur në Tiranë, më 13 prill 1951, Shqipëri. Ajo është një shkrimtare e njohur, gazetare dhe politikane. Është diplomuar për Filozofi, Universiteti i Tiranës, më 1973. Pas diplomimit ajo ka punuar si redaktore në gazetën Drita, dhe ne gazetën franko-shqiptare Les letteres albanaises. ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania