Aventurat e Tom Sojerit ( Published by: Botime Pegi in 2014 )
Përgjatë brigjeve të Misisipit, Tom Sojeri dhe shoku i tij i pandashëm Hakëlberri Fin e bëjnë të paharrueshme çdo ditë. Maskohen si piratë, zbulojnë një thesar të fshehtë dhe arrijnë t’i shpëtojnë kthetrave të të tmerrshmit Indianit Xho. Edhe pse rrallë e tek bëjnë ndonjë paudhësi, të dy miqtë shpalosin guxim të rrallë dhe dëshmojnë se e kanë zemrën flori.
Një klasik i letërsisë i përshtatur nga Jeronim Stilton. Plot ilustrime me ngjyra.
Lindur në Miushëri (Ishulli i Miushëve), Jeronim Stiltoni është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuke të Krahasuar. Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Miushëve. Është fitues i shumë çmimeve, ndër të cilët çmimin prestigjioz “Miucer” për lajmin e bujshëm “Misteri i thesarit të zhdukur”. Librat e tij, të përkthyer në 40 gjuhë, janë shitur në më shumë se 25 milionë kopje vetëm në Itali dhe 85 milionë në mbarë botën.
Price:
1000 Lekë