Blije këtë produkt
1000 Lekë

Aventurat e Tom Sojerit ( Botuar nga: Botime Pegi në 2014 )

Autori:  Jeronim Stilton
Përkthyesi:  Aida Baro

Përgjatë brigjeve të Misisipit, Tom Sojeri dhe shoku i tij i pandashëm Hakëlberri Fin e bëjnë të paharrueshme çdo ditë. Maskohen si piratë, zbulojnë një thesar të fshehtë dhe arrijnë t’i shpëtojnë kthetrave të të tmerrshmit Indianit Xho. Edhe pse rrallë e tek bëjnë ndonjë paudhësi, të dy miqtë shpalosin guxim të rrallë dhe dëshmojnë se e kanë zemrën flori. Një klasik i letërsisë i përshtatur nga Jeronim Stilton. Plot ilustrime me ngjyra. Lindur në Miushëri (Ishulli i Miushëve), Jeronim Stiltoni është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuke të Krahasuar. Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Miushëve. Është fitues i shumë çmimeve, ndër të cilët çmimin prestigjioz “Miucer” për lajmin e bujshëm “Misteri i thesarit të zhdukur”. Librat e tij, të përkthyer në 40 gjuhë, janë shitur në më shumë se 25 milionë kopje vetëm në Itali dhe 85 milionë në mbarë botën.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2014)
  • Botuar në: 2014
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-175-17-5
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 211
  • Përmasat e librit: 149 x 199 x 18 mm

Njihu me Autorin

Jeronim Stilton -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania