Blije këtë produkt
750 Lekë

Aventurat e Pinokut Historia e një marionete ( Botuar nga: Albas në 2015 )

Autori:  Karlo Kolodi
Përkthyesi:  Rigel Rizaj

“Aventurat e Pinokut” është një prej klasikëve më të njohur në letërsinë mbarëbotërore, shkruar prej autorit italian Karlo Kolodi. Në këtë libër rrëfehet se si një marangoz plak vendos të ndërtojë një kukull druri me një dru që gjen rastësisht në punishte, meqë rronte i vetmuar. Por, ndërsa punonte, ai shpreh me vete dëshirën që kjo kukull të ishte një djalosh i vërtetë, një djalë që atij i ka munguar prej vitesh. Për çudi, Zana Flokëkaltër e dëgjon këtë dëshirë të marangozit plak dhe ajo i jep jetë kësaj kukulle druri. Pikërisht në këtë moment nisin aventurat e mrekullueshme të kësaj kukulle të pazakontë, e cila qesh, qan, bën prapësira dhe ndeshet gjithnjë me rreziqe, që nga kusarët, nga mashtrues si Dhelpra dhe Maçoku, e gjer brenda barkut të një peshkaqeni të madh. Ama, kjo është gjithashtu një histori e vërtetë e dashurisë midis një prindi dhe një djali, i cili në fund arrin të kthehet në një njeri të vërtetë.

Çmimi: 750 Lekë
Blije këtë produkt
750 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Albas (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 20 619 4
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 170
  • Përmasat e librit: 150 x 210 x 20 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania