Aventurat e Bakut ( Botuar nga: Botimet Zambaku në 2007 )
Vepra që keni në dorë tregon historinë e shndërrimit të një qeni shtëpiak në një qen
slite. “Aventurat e Bakut” është drama e qenve të vënë në punë në kushte shumë të vështira nga njerëz të pangopur, të pamëshirshëm dhe të pandjeshëm. Në këtë roman, autori na përshkruan me tone realiste peripecitë e një qeni të përvuajtur e të etur për dashuri. Megjithë kushtet negative, drita e dashurisë nuk është fikur dhe do të ndriçojë përsëri. Ashtu siç është romani i luftës njerëzore, egërsisë dhe ndryshimit, “Aventurat e Bakut” mbase është më shumë një roman dashurie: i dashurisë që shpon çdo errësirë, i dashurisë që mund çdo të keqe.
Çmimi:
350 Lekë