Blije këtë produkt
900 Lekë

Autonomia e kritikës letrare ( Botuar nga: Ombra GVG në 2012 )

Autori:  Behar Gjoka

Në kushtet kur ende nuk kemi mbërritur që të shkëpusim penjtë nga letërsia e mëparshme, pra të kemi një mendim autonom përmbi të, e detyrimisht edhe nga mendësia e leximit sociologjik dhe biografik të shkencës së atëhershme, por edhe sepse nuk ka ngjarë ende një hop cilësor, shkrimtarie letrare, nuk ka gjasa që të lëvrohet edhe një kritikë letrare e ndryshme, sepse pararoja e mendimit, e ndryshimit dhe e dinamikës së përhershme, ka pak lidhje me mykun e akademizmit, të djeshëm dhe të sotëm shqiptar. Këtu paraqitet një pjesë e vogël, e trajtimeve dhe shqyrtimeve letrare dhe kulturologjike, e artikujve letrare, e materialeve të botuara në shtypin e shkruar, si dhe duke sjellë pranë lexuesit disa tipe dhe mënyra komunikimi, me trajtesa dhe intervista mbi letërsinë dhe çështje të ndryshme, shqyrtime tekstologjike dhe kulturologjike, ku natyrisht është përzgjedhur pjesa që e ka më të theksuar tehun e analizës kritike, madje edhe kritikën e thekur ndaj realitetit letrar dhe kulturor.

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2012)
  • Botuar në: 2012
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-06-021-1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 416
  • Përmasat e librit: 135 x 200 x 20 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania