Author Page

Ivana Brlic-Mazuranic


Ivana Brlic-Mazuranic konsiderohet shkrimtarja më e mirë kroate për fëmijë, jo vetëm në Kroaci, por edhe në botë.
Ajo nisi të shkruante poezi, ditarë dhe ese që herët, por veprat e saj panë dritën e botimit vetëm në fillim të shekullit XX.
Libri i saj "Përralla të moçme kroate", botuar më 1916, mbetet një prej librave më të njohur edhe sot. Pas këtij libri, ajo u mbiquajt nga të gjithë "Anderseni" kroat. Madje, krahasohet edhe me J. R. R. Tolkien, sepse njësoj si ai, shkruan histori të reja, por të bazuara në mitologji.
Brlic-Mazuranic ka qenë katër herë kandidate për çmimin Nobel në letërsi. Megjithatë, ajo s'e fitoi kurrë, sepse në atë kohë, ky çmim nuk u jepej grave.

View author books

All rights reserved. © 2015 Library Albania