Nasi Lera lindi në Korçë në vitin 1944. Është shkrimtar bashkëkohor shqiptar. Ai kreu shkollën fillore dhe të mesme në Korçë kurse studimet universitare në Tiranë. Është i njohur si prozator për të rritur dhe fëmijë. Ka botuar tregime, novela, romane. Veprat më të njohura janë : "Të jetosh kohën", "Tregime të zgjedhura", "Sytë e dashurisë", "Treni ecte drejt dëborës", "Nata premierë", "Baladë për vetveten", "Orët e qytetit të vogël" etj.