Dan Brown (sqt. Den Brauni) lindi më 22 qershor 1964 në Exeter, New Hampshire. Është autor i disa librave të suksesshëm, midis të cilëve rrjeshtohen dhe Kodi i Da Vinçit dhe Engjëj dhe Djaj. Para se të merrej me shkrimin e librave ai ishte mësues i gjihës angleze. Dan Brovni jeton dhe shkruan në Massachusetts në ShBA, ai dhe bashkshortja e tij (Blythe) janë njohës të mirë të historisë dhe kulturës evropiane. Librat e tij karakterizohen nga tema e zbulimit të aventurave misterike, të bazuara jo gjithmonë në ngjarje dhe personazhe të vërtetë.
Në shkurt 2006, Michael Baigent dhe Richard Leigh, dy nga tre autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail hodhën padi kundër publikuesit britanik të Kodi Da Vinci. Akuza ishte për plagjiaturë të librit dhe u hodh poshtë nga gjygji si akuzë e pabazë. Mendohet se me këtë akuzë autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail u munduan të bëjnë reklamë për librin e tyre, i cili pas kësaj arriti po ashtu si libri i Dan Brown rekorde në shitje.
Më 2006 libri i tij The Da Vinci Code u xhiruar nga Ron Howard me Tom Hanks në rolin kryesor dhe Ian McKellen që u shfaqur më 17 maj në disa vende të botës, në ShBA më 19 maj, një pjesë e filmit u xhiruar në muzeumin Louvre.