Author Page

Simon Sebag Montefiore


Simon Jonathan Sebag-Montefiore (lindur më 27 qershor 1Simoni u arsimua në Ludgrove School, Harrow, dhe Gonville and Caius College, Cambridge, ku studioi për histori. Librat e Montefiores, nga më të shiturit në botë, janë botuar në 33 gjuhë. Vepra e tij i parë historike, Catherine the Great & Potemkin, u përzgjodh për çmimet Samuel Johnson, Duff Cooper dhe Marsh Biography. Stalin: The Court of the Red Tsar fitoi çmimin Vepra Historike e Vitit më 2004 nga British Book Awards. Young Stalin fitoi LA Times Book Prize for Best Biography, Costa Book Award, Bruno Kreisky Award for Political Literature, Prix de la Biographie Politique dhe u përzgjodh për James Tait Black Memorial Prize. Miramax Films dhe Ruby Films kanë blerë të drejtat dhe aktualisht janë duke xhiruar filmin Young Stalin. Simoni ka shkruar edhe romanin Sashenka, kurse vepra tjetër me subjekt historik titullohet Jerusalem: the Biography, a fresh history of the Middle East. Anëtar i Royal Society of Literature, ai jeton në Londër me bashkëshorten, romancieren Santa Montefiore, dhe dy fëmijët. Vjehrri i Simonit është latifondisti anglo-argjentinas Charles Palmer-Tomkinson, vëllai i tij është Hugh Sebag-Montefiore dhe kunata e tij është personaliteti shoqëror Tara Palmer-Tomkinson. Në rrethin e miqve të Simonit futen Princi Çarlz dhe kryeministri britanik, David Kameron.965, Londër) është një historian dhe shkrimtar britanik.

View author books

All rights reserved. © 2015 Library Albania