Blije këtë produkt
1500 Lekë

Atdheu ( Botuar nga: Fjala Publishing në 2019 )

Autori:  Fernando Aramburo
Përkthyesi:  Bashkim Shehu

"Një roman thjesht i përkryer...një shembull i letërsisë së madhe." -La Vanguardia "Një tension rrëfimi që arrin të mbahet nga fillimi në fund. Një libër i jashtëzakonshëm.”-El Diario Vasco "Pa asnjë dyshim, një nga romanet më të mira të viteve të fundit." -ABC Ditën që ETA njofton se i ka lënë armët, Bitori niset për në varrezë që t'i tregojë varrit të të shoqit, Çatos, vrarë nga terroristët, se ajo ka vendosur të kthehet në fshatin ku kanë banuar. A mund të bashkëjetojë me ata që e ngacmonin para dhe mbas atentatit që i shkatërroi jetën asaj dhe familjes? A do të mund ta mësojë kush ishte njeriu me kapuç që i vrau të shoqin një ditë me shi, duke u kthyer nga puna? Sadoqë ajo shkon fshehurazi, prania e Bitorit e prish qetësinë e rreme të fshatit sidomos të komshijes, Mirenit, mikja e saj e ngushtë dikur dhe nëna e Joshe Marit, një terrorist i burgosur për të cilin Bitori ka dyshimet më të tmerrshme. Çfarë ndodh midis këtyre dy grave? Çfarë ka treguar jeta e bijve dhe e burrave të tyre, aq të lidhur në të ka uarën? Me sfilitjet e fshehura dhe me bindjet e palëkundshme, me plagët dhe me veprimet e guximshme, historia e fuqishme e jetëve të tyre para dhe mbas kraterit që hapi vdekja e Çatos, na thotë se, në një komunitet të shkatërruar nga fanatizmi politik, është e pamundur të harrosh dhe është e nevojshme të falësh.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Fjala Publishing (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 176 31 8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 640
  • Përmasat e librit: 140 x 221 x 40 mm

Njihu me Autorin

Fernando Aramburo -

Fernando Aramburu (San Sebastian, 1959) ka mbaruar për filologji hispanike në Universitetin e Saragosës dhe qysh nga viti 1985 banon në Gjermani. Tashmë konsiderohet si një nga prozatorët më të shquar në gjuhën spanjishte, është autor i shumë romaneve, disa nga të cilët kanë marrët çmime ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania