Blije këtë produkt
1000 Lekë

Asgjë s'është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur ( Botuar nga: Shtëpia e Librit & Komunikimit në 2020 )

Autori:  Peter Pomerantsev
Përkthyesi:  Gjergj Erebara

"Një libër që të mbërthen"- The New York Times Një producent televiziv eksploron Rusinë e kohës sonë duke depërtuar në shoqërinë ruse nga këndvështrime të ndryshme, nga bota e tetëmbëdhjetë vjeçareve që gjejnë dashnorë pasunarët e rinj dhe që recitojnë Pushkinin si pjesë e recetës së joshjes, te gangsterë nga Siberia që vendosin të shkruajnë libra dhe të xhirojnë fllma mbi bëmat e tyre. Por ndërsa vitet e tij në Rusi kalojnë, Pomerantsev fillon të vërejë se edhe Rusia po ndryshon, dhe jo për mirë. Para nafte, korrupsion dhe oligarkë që vrasin shansin për një shtet të së drejtës dhe krijojnë një vend të keq për të jetuar. Një popullsi që ushqehet me një recetë të bollshme propagande dhe dizinformimi, të përzier me emisione cilësore, art modern, spektakle banale dhe një botë teknologësh politikë, që janë në gjendje të krijojnë një realitet joekzistues përmes kontrollit të televizioneve. Ky libër është një lexim i domosdoshëm për të kuptuar makiavelizmin politik të shekullit të njëzet e një dhe teknikat e përdorura nga diktatorët e shekullit tonë.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Shtëpia e Librit & Komunikimit (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 4456 8 1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 318
  • Përmasat e librit: 136 x 210 x 24 mm

Njihu me Autorin

Peter Pomerantsev -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania