Blije këtë produkt
700 Lekë

Asgjë me rëndësi ( Botuar nga: Dituria në 2020 )

Autori:  Justine Levy
Përkthyesi:  Edit Dibra

Luiza dhe Adriani ishin të lumtur së bashku. Të rinj, të pasur, me fat, dashuroheshin që prej adoleshencës me një marrëdhënie totale të çlirët dhe të gëzuar. Por asaj martese iu fanit papritmas hija e akullt dhe fatale e një tjetër gruaje: ish-supermodeles, dashnore e babait të tij, për të cilën Adriani braktis gruan. Papritmas bota e Luizës shembet dhe brishtësia e pasiguritë e saj shpërthejnë, duke e dërrmuar. Vetëm, e dobët, e dëshpëruar, bie në një vorbull depresioni dhe vetmie, në një det trishtimi. Kur më në fund ringrihet, me ndihmën e dashurisë së re, Pablos, i cili i qëndron pranë me durim, e sheh burrin me sy tjetër: dallon egoizmin (e kishte shtyrë të abortonte që të mos shqetësohej në një çast vendimtar për karrierën e tij) dhe marrëzinë, por sigurisht qartësohet edhe brenda vetes. Me një stil të drejtpërdrejtë dhe thellësisht të sinqertë, në distancën e duhur nga një material autobiografik, ende me dhimbje të gjallë, një rrëfim-çlirim, në të cilin Justine Lëvy nuk fsheh asgjë nga vuajtja e saj e brendshme dhe duke qortuar pa mëshirë veten, ngre për kontrast boshllëkun e errët të atij që i qëndronte pranë. "Një roman i bukur me stil të mprehtë, që vazhdon i lëmuar dhe i ashpër... Nuk bën lëshime dhe pasqyron mosvëmendjen e njerëzve, indiferencën e përgjithshme, kultin e dukjes së një klase shoqërore, e ashtuquajtura e privilegjuar." Le Monde "Një monolog i stisur me tonin e duhur: rrëfimi i menjëhershëm dhe i qetë i një gruaje të rilindur dhe i një shkrimtareje premtuese." L'Express

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 99943 46 81 3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 157
  • Përmasat e librit: 144 x 208 x 8 mm

Njihu me Autorin

Justine Levy -

Justine Lëvy, e lindur në vitin 1974, është vajza e Bernard-Henri Lëvy dhe Isabelle Doutreluigne. Ende adoleshente, ajo lidhet me Raphaël Enthoven, me të cilin martohet në vitin 1995, viti në të cilin ajo debuton me romanin e saj Takimi (1995). Fundi i martesës bëhet frymëzim për romanin e dytë, Asgjë ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania