Faqja e autorit

Artur Leka


Arian Leka lindi në Durrës më 1966. Studioi muzikë në Liceun “Jan Kukuzeli”. Ka kryer Fakultetin Filologjik për Gjuhë dhe Letërsi shqipe dhe ka plotësuar studimet në Firence, Itali për letërsi të re (Lettere Moderne). Ka botuar poezi, prozë, ese, letërsi për fëmijë. Përmendim mes së tjerash: Anija e Gjumit - poezi - dy botime, Gjarpri i Shtëpisë - roman - tre botime, Strabizëm - poezi (botim në Maqedoni), (Tiranë), Shpina e Burrit, tregime dhe novela. Ndërkohë është marre me përkthime, kryesisht nga letërsia italiane.

Është themeluesi i Festivalit të parë ndërkombëtar të poezisë POETEKA, që zhvillohet në Durrës në muajin prill të çdo viti si dhe kryeredaktor i revistës Poeteka, revistë e specializuar për poezinë dhe kulturën poetike që botohet në Tiranë një herë në tre muaj që prej vitit 2004. Është botuar e përkthyer në anglisht, gjermanisht, italisht, portugalisht, kroatisht, rumanisht, maqedonisht, frëngjisht. Ndërsa në shqip, kjo krijimtari është vlerësuar shpesh me çmime:

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania