Blije këtë produkt
1000 Lekë

Artist i botës fluturake ( Botuar nga: Botime Pegi në 2019 )

Autori:  Kazuo Ishiguro
Përkthyesi:  Loran Gami

Masuxhi Ono është një artist japonez, piktor, i dalë në pension, i cili ka humbur të birin dhe të shoqen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, i qetë dhe babaxhan, jeton me të bijat, i përkushtohet të nipit si një gjysh i mirë dhe kopshtit të shtëpisë së tij të bukur. Në pamje të parë, asgjë nuk i trazon ujërat e kësaj pleqërie të bardhë. Mirëpo, bisedimet për martesën e vajzës së dytë, sipas zakoneve japoneze, do të nxjerrin në pah kujtime dhe shqetësime të së kaluarës së tij. Në rininë e vet, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono nuk dëshironte t'ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj "botës fluturake" të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. Në vend të kësaj, ai e vuri artin e tij në shërbim të lëvizjes imperialiste që e shpuri Japoninë drejt Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, zgjedhjet e tij gjatë luftës, të volitshme për atë kohë, kanë lënë gjurmë në sytë e kolegëve dhe miqve, duke ia cenuar reputacionin. Megjithatë, plaku, duke menduar se ka vepruar në të mirë të vendit, nuk e kupton zemërimin dhe përbuzjen ndaj tij. I akuzuar nga shoqëria për dështimin e saj dhe i fyer për stilin e tij estetik në të shkuarën, ai përshkon nga e para historinë personale, që e bën edhe hero, edhe burracak, por mbi të gjitha, një qenie njerëzore. “Kam mësuar shumë nga meditimi i botës së kënaqësive dhe nga bukuria e brishtë e kësaj bote. Por ndiej se tani ka ardhur koha që të vazhdoj me të tjera gjëra. Sensei, jam i mendimit që, në një kohë të tillë, të trazuar, artistët duhet të mësojnë të vlerësojnë gjëra më të prekshme sesa ato të botës së kënaqësisë, që treten me dritën e mëngjesit. Nuk është e thënë që artistët të jetojnë gjithnjë në një botë dekadente dhe të veçuar. Ndërgjegjja, sensei, më thotëse nuk mund të qëndroj gjithmonë artist i botës fluturake.”

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 233 97 4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 234
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 17 mm

Njihu me Autorin

Kazuo Ishiguro -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania