Buy this product
500 Lekë

Arti si mëkat ( Published by: Onufri in 2015 )

Author:  Ismail Kadare

Ka dy fate artistësh. Një palë lindin dhe rriten në shtëpi ku arti ka hyrë, ndërkaq: biblioteka është plot me libra, pasditeve nëna luan në piano ose emta pikturon, pasdarkeve miqtë flasin për letërsinë, artet dhe spiritizmin. Një palë tjetër nuk njohin asgjësend nga këto. Në shtëpitë e tyre nuk është dëgjuar kurrë muzikë, s është folur kurrë për pikturë dhe të vetmit dialogë dramatikë që janë dëgjuar kanë qenë grindjet e prindërve në ditët plot mërzi. Askush nuk mund ta dijë, ndërkaq, se cili mjedis e nxit më fuqishëm prirjen e artistit të vogël: ai që e josh me praninë e tij gjithkund, apo tjetri, që ia shton etjen me mungesën e tij. Ndërkaq, ka edhe një fat të tretë, disi më të rrallë, por më dramatik. Jo vetëm që fëmija që ëndërron të pikturojë ose të shkruajë nuk ka kurrfarë nxitjeje nga njerëzit e familjes, por, përkundrazi, ka pengesë. Dhe artisti i ri shkon drejt artit siç shkohet drejt mëkatit.

Price: 500 Lekë
Buy this product
500 Lekë

Product Details

  • Publisher: Onufri (2015)
  • Published in: 2015
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-186-63-8
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 64
  • Book dimensions: 140 x 210 x 5 mm

More About the Author

Ismail Kadare - 28 January 1936

smail@gmail.com - www.kommeshkrujt.al

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania