Blije këtë produkt
900 Lekë

Arsim i lartë për një shoqëri të hapur ( Botuar nga: UETPRESS në 2013 )

Autori:  Fatos Tarifa

“Në këto rrethana aspak inkurajuese për shkollën shqiptare, Fatos Tarifa i qaset temës së nxehtë të arsimit universitar në Shqipëri me kompetencën dhe kurajën intelektuale të një profesori të afirmuar për shumë vite me radhë në auditoret e disa universiteteve të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Hollandë dhe në Shqipëri. Duke refuzuar t'i bashkohet korit të të dëshpëruarve, në këtë libër të tij të fundit, 'Arsim i lartë për një shoqëri të hapur', Prof. Tarifa i ofron lexuesit të kualifikuar një analizë të gjithanshme, të mirinformuar dhe të argumentuar të gjendjes së universitetit shqiptar në ditët tona dhe, sidomos, ofron zgjidhje të arsyetuara për një universitet shqiptar së të ardhmes. Ai sheh përpara, duke projektuar një shkollë të lartë, të aftë që të përballet me sfidat e një shoqërie globale dhe që, si e tillë, ka të bëjë pak me shkollën e sotme, dhe aspak me shkollën e djeshme.”- Prof. Dr. Pëllumb Xhufi.

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: UETPRESS (2013)
  • Botuar në: 2013
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-39-51-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 126
  • Përmasat e librit: 139 x 206 x 9 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania