Aromat e vjeshtës ( Botuar nga: Dituria në 2018 )
Aromat e Vjeshtës është pjesa e pare e një trilogjie dhe romani i pestë i autorit Grigor Bantishi. Ai vjen pas romaneve Vdekja e Narcisit, Fytyra e Djallit, Mëria e Zanave dhe Simfonia e Pambaruar.
Romani i fundit e merr temën nga aktualiteti. Në qendër të tij është figura e një gazetari e shkrimtari, i cili shpesh ndodhet në situata të vështira e të gabuara, dhe rrezikon të bëhet pre e intrigave, thashethemeve dhe qëllimeve dashakeqe të njerëzve të ulët e smirëzinj. Një vend të rëndësishëm në këtë roman zë dashuria dhe heroi përveç shumë udhëkryqeve e dilemave e sheh veten edhe midis dy dashurive. Përshkrimet e mjedisit që e rrethon, ambiente të qytetit të Tiranës, por edhe të vendeve jashtë Shqipërisë, ku heroi gjendet here pas here, plotësojnë tablonë e ditëve tona e cila pasqyrohet në romanin Aromat e Vjeshtës
Çmimi:
1000 Lekë