Blije këtë produkt
1200 Lekë

Armiku i Evropës ( Botuar nga: Helga's Secrets në 2019 )

Autori:  Francis P.Yockey
Përkthyesi:  Alfred Cako

Dy fjalë nga botuesi në shqip, Helga 'S Secrets Të nderuar lexues, me këtë libër të filozofit të madh amerikan Francis Parker Yockey përmbushet në thelb kolana e librave të entit tone botues bazuar tek ideologjia më e famshme e kulturës totalitarisie evropiano-perëndimore spengleriane që shpërtheu në Evropë me lindjen e partive fashiste dhe ardhjen e tyre në pushtet pas marshimit mbi Rome me në krye Musolinin dhe që kulmoi me ardhjen në pushtet në Gjermani të partisë naziste të Adolf Hitlerit, në të njëjtën kohë kur edhe SHBA po ringrihej pas krizës së kapitalizmit amerikan me anë të programit New deal të presidentit të sapozgjedhur F.D.Roosevelt. Ishte fashizmi, kjo kulturë e re politike evropiano-perëndimore që kërkonte të ndërtonte IMPERIUM-in ose imperializmin evropian që synohej të ishte lokomotiva dhe mentori i gjithë pjesës tjetër të botes. Kjo kulturë totalitariste imperialiste e fashizmit ishte diametralisht e kundërt me kulturën sunduese zyrtare të deri atëhershme që ishte krijuar nga simbioza disa shekullore e dy kultuarve sunduese qytetërimore dhe politike kapitaliste e pluraliste, nga shtresëzimi i kulturave judaiste dhe krishterimit katoliko-protestant. Sigurisht që dominimi i kulturës dhe koncepteve politike të pakicës së shoqërisë prej jahudinjve që ishin kthyer prej mbi një shekulli në lokomotivë e vendimeve hyesore madhore në politikat dhe ekonominë e vendeve perëndimore, i kishte lënë të pakënaqur masën e madhe të asaj që Yockey e quan 'shtresa kulturmbajtëse e paasgjësueshme prej rreth 250 miljon njerëzish në morinë e madhe të banorëve në atë teritor që autori kupton me fjalën 'Perëndim'.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Helga's Secrets (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-09-057-7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 222
  • Përmasat e librit: 141 x 203 x 20 mm

Komente editoriale

Armiku i Evropës nga FRANCIS P. VOCKEV [Helgas Secret]

Për qëllime politike e praktike, "Amerika e Bardhë" që ekzistonte vitet 1920, sot nuk ekziston më. Nuk dime themi nese ai shpirt i përmbytur do ringrihet përsëri në të ardhmen. Sidoqoftë, Europa nuk mund tia lejojë vetes luksin e të ëndërruarit se një revolucion ne Amerikë nga ana e elementeve pro-europiane do të çojë në çlirimin e Europës.

Politika, historia, jeta dhe fati nuk e kanë të nevojshme një sistem. E megjithatë nëse europianët do donin ishin pjesë aktive e luftës botërore për pushtet, tani më shumë se kurre do ishte çasti i duhur për te   ndërtuar politikat e tyre mbi themele të forta intelektuale, meqë ata nuk zotërojnë asnjë fuqi fizike. Ma duhet ta dredhin në majë te gishtave armikun, të luajnë me te, derisa pas shume vitesh, ata të jenë në pozita për të caktuar kushtet dhe ti shtrëngojnë të tjerët ne përmbushjen e afyre kushteve.

FRANCIS P. VOCKEV

Njihu me Autorin

Francis P.Yockey -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania