Buy this product
2000 Lekë

Arkipelagu Gulag 1 ( Published by: Fan Noli in 2019 )

Translator:  Nikolla Sudar

Arrestimi!! A nuk duhet thënë se ai do të bëhej kthesë rrënjësore në jetën tuaj? Ç’është kjo rrufe e drejtpërdrejtë kundër jush?Ç’është kjo tronditje e paperceptueshme shpirtërore, të cilën jo kushdo mund ta përballojë dhe që shpesh kalon në çmenduri? Gjithësia ka kaq ëndrra, sa qenie të gjalla ka në të. Secili prej nesh është qendër e gjithesisë, por bota shkërmoqet, kur ju fishkëllejnë: "Jeni i arrestuar!" .. .Por truri i errësuar është i paaftë t'i përfshijë këto ndryshime të botës; edhe më të rafinuarit, madje edhe më të thjeshtët prej nesh në atë moment, nga e tërë përvoja e jetës, nuk janë në gjendje të shqiptojnë asgjë tjetër përveç se: -Unë?? Për ? Çfare?!?.. pyetje që me miliona e miliona herë është përsëritur para nesh, por që asnjëherë nuk mori përgjigje. ... Arrestimi… është një kapërcim befasues dhe i menjëhershëm, një zhvendosje, një rishtresëzim i habitshëm nga njëra gjendje në tjetrën. Ju. Ju... jeni i arrestuar! Dhe nuk gjeni dot as edhe një fjalë për t'u përgjigjur, përveç një blegërime të mekur. - U-unë?? Për cfarë??.. Ja çfarë është arrestimi: ai ngjason me shpërthimin verbues dhe goditjen, prej të cilave e tanishmja papritur zhvendoset në të kaluarën, kurse e pamundura shndërrohet në të tanishme me të drejta të plota. ... Arrestimi tradicional... vazhdon akoma, pas shoqërimit të varfanjakut: brutalitet i paparë për disa orë me radhë në apartament. Kjo do të thotë: shkatërrim i orendive, shqyerje edhe flakje të objekteve të varura në mure; përmbysje të rafteve dhe tavolinave, grisje librash e dokumentesh, shkelje qelqurinash me cizme dhe pirgje me sende të hedhura mbi dysheme. Asgjë njerë zore nuk vihet re gjatë kohë së bastisjes.

Price: 2000 Lekë
Buy this product
2000 Lekë

Product Details

  • Publisher: Fan Noli (2019)
  • Published in: 2019
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-91-07-3
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 696
  • Book dimensions: 145 x 205 x 35 mm

More About the Author

Aleksandër Sollzhenjicin -

All rights reserved. © 2015 Library Albania