Author Page

Ardian Klosi


Ardian Klosi (Tiranë, 9 korrik 1957 - 26 prill 2012) ishte publicist, përkthyes, opinionist dhe aktivist shqiptar. Ardian Klosi u lind në Tiranë më 9 korrik 1957, i biri i Bilbil Klosit dhe Jolanda Xhuvanit. U diplomua në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1981 me një tezë mbi përkthimin e Dickens dhe Thackeray. Prej 1981 deri më 1986 punoi si redaktor dhe përkthyes pranë shtëpisë botuese "Naim Frashëri", duke përkthyer autorë si Th. Mann, S. Zweig, H. Böll, M. Twain etj. Prej 1986 deri më 1990 studioi Gjermanistikë dhe Letërsi të Krahasuar pranë universitetit të Innsbruck në Austri. Doktoroi me temën "Miti dhe zhvillimi i tij në Letërsinë Moderne të vendeve të Evropës Jug-Lindore". Nga viti 1993-1998 ka qëndruar në Gjermani. Në vitin 1998 u rikthye në Shqipëri ku u emërua nga qeveria socialiste si Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar.
Qysh nga 2004 drejtoi shoqatën kulturore gjermano-shqiptare “Robert Schwartz”.

View author books

All rights reserved. © 2015 Library Albania