Blije këtë produkt
1000 Lekë

Apollonia. Histoire et monuments ( Botuar nga: Migjeni në 2008 )

Autori:  Neritan Ceka

Libri i prof. Neritan Cekës, “Apollonia. Historia dhe Monumentet”, është botuar në shqip,anglisht, frëngjisht dhe italisht. Si i tillë ai mund të zërë vend në bibliotekat e institucioneve të arsimit parauniveristar, për tu përdorur nga nxënësit për historinë e vendlindjes, për plotësimin e historisë së Shqipërisë, si dhe për lexime krahasuese në orët e mësimit të gjuhëve anglisht, frëngjisht, apo italisht. Libri është shkruar për të kënaqur kërkesat e një rrethi të gjerë lexuesish, të cilët kanë njohuritë kryesore mbi historinë antike dhe historinë e Shqipërisë. Pjesa e parë e tij i kushtohet historikut të kërkimeve arkeologjike në Apolloni dhe historisë së themelimit dhe zhvillimit të qytetit gjatë shekujve. Në këtë kuadër një vëmendje e veçantë i është kushtuar lidhjes midis historisë së Apollonisë dhe asaj të prapatokës ilire, si një bashkëveprim midis dy etnive që i popullonin ato-helenëve të ardhur nga Korinti e Korkyra dhe banorëve taulantë e bylinë të prapatokës. Nëpërmjet të dhënave arkeologjike është evidentuar edhe rroli i banorëve me origjinë ilire të qytetit, të cilët dëshmohen nëpërmjet mbishkrimeve, skulpturave, apo objekteve tipike të gjetura në Apolloni. Pjesa kryesore e librit i kushtohet përshkrimit të qytetit dhe të monumenteve kryesore të tij, duke filluar nga muri rrethues, qendra monumentale e qytetit, banesat dhe nekropoli. Në këtë paraqitje vihen në dukje dhe tiparet origjinale të arkitekturës apolloniate në tipologjinë e fortifikimeve, të shëtitores, nymfeut, apo të elementeve arkitektonikë të harkut, kolonave tetëkëndëshe, etj. Libri përmban një dokumentacion ilustrues nëpërmjet citimeve të disa burimeve të shkruara mbi Apolloninë dhe përshkrimit të disa prej objekteve më të bukura të zbuluara atje. Lista e literaturës kryesore historike e arkeologjike, si dhe një fjalor i terminologjisë së përdorur, i japin librit vlerën e një botimi dinjitoz. . Cilësia e lartë e botimit dhe ilustrimet e pasura e bëjnë atë një libër të vlefshëm për bibliotekat personale, si dhe atyre të institucioneve të arsimit parauniversitar, apo universitar, ku mund të përdorët për nxënësit dhe studentët për të zgjeruar njohuritë mbi historinë e lashtë të vendit tonë, apo të vendlindjes.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Migjeni (2008)
  • Botuar në: 2008
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-718-0-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 84
  • Përmasat e librit: 210 x 209 x 7 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania