Faqja e autorit

Antonio Pennacchi


Antonio Pennacchi lindi në Latina, më 1950. Që në moshë fare të re u përfshi në Lëvizjen Sociale Italiane (MSI), por u përjashtua pas disa vjetësh për shkak të një manifestimi antiamerikan kundër uftës në Vietnam. Më vonë vendosi të aderojë në radhët e marksistëve të "Servire il Popolo". Pastaj, vit pas viti, u bë pjesë e Partisë Socialiste Italiane (PSI), Konfederatës së Përgjithshme Italiane të Punëtorëve (CGIL), Bashkimit Italian të Punëtorëve (UIL), Partisë Komuniste Italiane (PCI) dhe sërish e Konfederatës së Përgjithshrne Italiane të Punëtorëve (CGIL), Përjashtimi i fundit më 1983, nga Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punëtorëve, e bindi Pennacchin se kishte ardhur koha të hiqte dorë nga politika. Kështu, nisi t u përkushtohet studimeve dhe të shkruarit. Më 1994, në moshën 44-vjeçare, u diplomua në letërsi me një temë për Benedetto Crocen. Në të njëjtin vit botoi romanin Mammut, i cili u pasua nga: Palude (1995), Una Nuvola Rossa (1998), \ VAutobus di Stalin e altri sci'itti, IIfasciocomtmista (2003, fitues i Premio Napoli), Shaw 150. Storie di fabbriche e dintorni (2006), Fascio e Martello. Viaggio per le citta del Duce (2008), Ganale Mussolini (2010, me të cilin Pennacchi fitoi Premio Strega), Lelene del Circeo (2010).
Kanali Mitsolini - Pjesa e dytë është një roman madhështor koral dhe polifonik, një vepër letrare me bukuri shndritëse që, duke shkëmbyer tonet epike me ato të elegjisë, na jep një shpjegim të qartë për atë që jemi, për hir të asaj që kemi qenë, në t rë mirë dhe në të keq.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania