Blije këtë produkt
1000 Lekë

Antologji 101 Autorë Shqiptarë për Beratin dhe Tomorin ( Botuar nga: Uegen në 2019 )

Autori:  Çlirim Mukli

Qytet, qëndër sanxhaku në mes të Shqipërisë, e varur nga vilajeti i Janinës, 145 km në veri-perëndim të saj, 185 km në jug të Shkodrës dhe 50 km në lindje të bregdetit të Adriatikut, buzë një lumi, me të njëjtin emër, që derdhet në Devoll, rrëze malit, në gjerësinë veriore 40°4/30 dhe në gjatësinë lindore 17036,27,,. Ka 10.000 frymë, pjesa më e madhe e të cilëve është myslimane. Ka 10 xhami, 12 xhami të vogla pa minare, 1 medrese me 15 dhoma përreth, 1 shkollë plotore, disa fillore, shumë teqe, 600 dyqane, 1 hamam dhe 1 bezistan. Në majë të kodrës qëe ngrihet në anën e sipërme të qytetit është një kala e vjetër shumë e rëndësishme. Megjithëse klima është pak e rëndë, vreshtat dhe kopshtiet janë të shumta. Është një vend me tregti të zhvilluar dhe tregu ka shumë lëvizje. Në lindje të qytetit shtrihet një mal i lartë, i veguar dhe me formë të çuditshme, i emërtuar Tomor, nga brendia e të cilit herë pas here ndihet një ushtimë e ngjashme me gjemimin e topit, e cila nga populli njihet si shenjë për një ngjarjë tëe jashtëzakonshme. Qyteti i Beratit gjatë sundimit bullgar u quajt Beligrad. Bejlerët e Beratit janë pasardhës të fisit të vezir Omer Pashë Vrionit, që u emërua qeveritar i Janines pas Ali Pashe Tepelenës. Xhamia më e madhe është ajo e ndërtuar nga sulltan....

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Uegen (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-03-366-6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 494
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 31 mm

Njihu me Autorin

Çlirim Mukli -

Mban titujt Intelektual i shquar dhe për merita të veçanta civile 27 nëntor 1943, Berat Studimet e larta në Tiranë për Gjuhë shqipe dhe Letërsi... Vite me radhë mësues në rrethet e Skraparit edhe të Beratit dhe nëseksionin e arsimit e në kabinetin pedagogjik të Beratit... Përkthyes që ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania