Faqja e autorit

Andonis Fostieris


Andonis Fostieris lindi në Athinë në vitin 1953. Studioi Jurisprudencë në Athinë dhe Histori të së Drejtës në Paris.
Që nga viti 1971 e deri më sot ka botuar nëntë vëllime poetike, dy albume me ilustrime origjinale të poezive të tij nga piktorë të shquar si dhe një antologji poetike nga të gjitha vëllimet.
Njëzet e një përkthime të librave të tij janë botuar e kanë qarkulluar në vende të ndryshme të botës (Angli, Francë, Gjermani, Danimarkë, Spanjë, Itali, Shqipëri, Kroaci, Serbi, SHBA, Argjentinë). Poezi të tij përfshihen në tekstet e letërsisë të shkollave të mesme dhe ai është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar Kavafis, Çmimin e Bashkisë së Athinës, Çmimin Shtetëror të Poezisë, dhe për gjithë veprën e tij poetike me Çmimin për Poezinë të Akademisë së Athinës.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania