Faqja e autorit

Ana Kordzaia Samadashvil


Ana Kordzaia-Samadashvili ka lindur më 1968 dhe jeton në Tbilis ku punon si shkrimtare, përkthyese dhe gazetare e kulturës. Ajo gjithashtu jep leksione për letërsinë dhe shkrimin krijues në Universitetin Shtetëror të Ilias në Tbilis. Përrallat e saj ekspresive - emocionuese dhe tregimet e shkurtra që kanë në qendër burrat dhe gratë, dashurinë dhe urrejtjen, seksin dhe zhgënjimin janë disi ekstravagante dhe sarkastike, por pikërisht kjo u jep atyre magjinë. Ana Kordzaia, fituese e shumë çmimeve letrare në Gjeorgji, është e njohur gjithashtu edhe për përkthimet e saj nga gjermanishtja në gjuhën gjeorgjiane, duke përfshirë autorë si Elfriede Jelinek apo Cornelia Funke.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania