Per shkak te situates se Covid-19, porosite jashte Shqiperise jane bllokuar deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to Covid-19 situation, orders for out of Albania have been blocked until a further notice.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
700 Lekë

Ana Karenina II ( Botuar nga: Botimet Kokona në 2006 )

Autori:  Leo N.Tolstoy
Përkthyesi:  Vedat Kokona

Romani “Ana Karenina”, trajton historinë tragjike të aristokrates së martuar Ana Karenina dhe marrëdhënien e saj jashtëmartesore me Kont Vronski. Vronski, i pamartuar ndonjëherë, është i gatshëm të martohet me Anën, nëse ajo do të bjerë dakord për të lënë Karenin, bashkëshortin e saj, një zyrtar të qeverisë, por ajo është e ndjeshme ndaj presioneve të normave të shoqërisë ruse, e pasigurtë dhe duhet të merret me pavendosmërinë e Kareninit. Edhe pse, kur më në fund Vronski e merr Anën në Evropë, ku ata mund të jetojnë së bashku, ata hasin probleme për të bërë miq të rinj. Kur kthehen në Rusi, ajo bëhet gjithnjë e më shumë e distancuar dhe e shqetësuar, ndërsa Vronski ndjek jetën e tij shoqërore. Pavarësisht mohimeve të Vronskit, pasiguria e sja rritet dhe shndërrohet në një grua posesive dhe paranojake duke krijuar një tradhëti imagjinare të të shoqit. Ana Karenina, roman i shkrimtarit rus Leo Tolstoy, i publikuar fillimisht nga viti 1873 deri në vitin 1877 në të përmuajshmen “Russian Messenger”. Nga shumë autorë të tjerë si Fyodor Dostoevsky, Vladimir Nabokov dhe William Faulkner, “Ana Karenina” cilësohet si “romani më i bukur i shkruar ndonjëherë”. Ky libër është vëllimi i dytë i romanit.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet Kokona (2006)
  • Botuar në: 2006
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 99943-914-0-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 436
  • Përmasat e librit: 145 x 205 x 20 mm

Njihu me Autorin

Leo N.Tolstoy -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania