Blije këtë produkt
400 Lekë

Aliu dhe Filozofia e Hyjnores ( Botuar nga: Fan Noli në 2019 )

Autori:  Sayyid Muhammad
Përkthyesi:  Alba Tuçi

Si individët ashtu edhe shoqëritë ishin gjithmonë në kërkim të vërtetësisë së gjërave me qëllim që t'i dallonin ato nga gjërat që thjesht dukeshin të vërteta. Pastaj ata përdornin atë që konsideronin si të vërtetë, sipas nevojave të tyre. Kjo është e qartë për këdo që lexon rreth zakoneve dhe traditave në histori dhe shqyrton monumentet e tyre arkitekturore dhe arritjet e tjera. Në këtë mënyrë, njeriu ka qënë gjithmonë i interesuar dhe madje e ka dashur këtë lloj kërkimi të cilin ne e quajmë në veçanti një kërkim filozofik, në gjithçka që lidhet me ekzistencën dhe çështjet e ndryshme të jetës së tij. Megjithatë, ai nuk është i vetëdijshëm për detajet e tij dhe as nuk është i vëmëndshëm ndaj tij në realitet. Në të vërtetë, ai impuls psikologjik i cili bën dallime, që lidhet me natyrën njerëzore, përmbush funksionin e tij rregullisht dhe vazhdimisht. Njeriu, në të gjitha detajet e qëllimeve dhe dëshirave të tij dhe në gjithçka që është e lidhur me çështjet e kufizuara të jetës së tij, ndjek këtë drejtim me vendosmëri. Por, duke qenë se nga natyra njeriut i jepet për përgjithësime, ndonjëherë ai e zgjeron këtë kërkim në diskutime të ekzistencës dhe llojeve, atributeve dhe parimeve të saj në një mënyrë të përgjithshme. Si rrjedhojë, ai mediton mbi shkakun dhe pasojën, të papriturën dhe nevojën, mundësinë dhe realitetin, përjetësinë dhe origjinën

Çmimi: 400 Lekë
Blije këtë produkt
400 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Fan Noli (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-291-26-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 88
  • Përmasat e librit: 130 x 201 x 6 mm

Njihu me Autorin

Sayyid Muhammad -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania