Faqja e autorit

Alfred Halilaj


ALFRED HALILAJ ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale, në degën Filozofi-Sociologji. Ai ka shërbyer si mësues dhe nën/drejtor i gjimnazit "Ibrahim Rugova", si dhe drejtor i "Shkollës profesionale" në qytetin e Kamzës. Ai ka doktoruar në Akademinë e Studimeve Albanologjike, Instituti i Antropologjisë dhe Studimit te Artit, Tiranë. Është pedagog në Universitetin "Aleksandër Moisiu", Fakulteti i Edukimit, Qendra për Edukim në Vazhdim, Durrës. Prej vitit 2014 është njëkohësisht edhe pedagog i jashtëm në Universitetin "Luarasi". Interesi i tij shkencor është fokusuar në antropologjinë dhe sociologjinë urbane, si dhe në çështjet e arsimit dhe zhvillimet sociale në tërësi.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania