Libri “Kujtime 2” i prof. Aleks Budës vjen në dorë të lexuesve dhjetë vjet pas botimit të vëllimit të parë, hartuar nga dr. Tatjana Haxhimihali. Ky interval i gjatë kohor që i ndan këto vëllime dëshmon për punën e madhe e të vështirë me të cilën është përballur autorja , për seriozitetin dhe barrën e rëndë të përgjegjësisë që ajo ka marrë përsipër, duke na dhënë një vepër me vlera të shquara dokumentare dhe emocionale për një nga korifenjtë e shkencës dhe kulturës shqiptare të shek. XX.
Çmimi:
500 Lekë