Blije këtë produkt
600 Lekë

Afshi i gjakut ( Botuar nga: Dituria në 2014 )

Autori:  Irène Némirovsky
Përkthyesi:  Nasi Lera

Në një qytezë të Francës Qendrore, në fillim të viteve 1930, një burrë i moshuar kujton jetën e tij. Mbasi kishte udhëtuar shumë në rininë e vet, Silvio qëndron i veçuar nga shoqëria, duke vëzhguar komedinë njerëzore të fshatit, rrjedhën e qetë të fateve provinciale të tronditura befasisht nga vdekja dhe nga pasionet e dashurisë. Para tij, Fransuai dhe Helena tregojnë takimin e tyre të parë dhe të shkurtër, martesën e Helenës me një pronar plak dhe të pasur, vejaninë e saj, pritjen dhe ritakimin e tyre. Kur vajza e tyre Koletë martohet me Zhan Dorënin, duket sikur është skicuar rruga e një lumturie të qetë. Por, disa muaj më vonë, ndodh drama. Mbytja në lumë e Zhanit do të shkatërrojë qetësinë e rreme të atij mjedisi provincial. Njëra pas tjetrës, sekretet e rënda që bashkojnë, kundër dëshirës së tyre, protagonistët e kësaj intrige do të shfaqen befas në tregimin e Silvios, deri në zbulimin e fundit dhe turbullues... E vendosur në të njëjtin fshat ku Irène Némirovsky do të shkruante romanin Suitë franceze, por e nisur që në vitin 1937, kjo dramë familjare e shkruar si një hetim policor tregon shtrëngatën e rrahjeve të zemrës së mbyllur në vetvete, në një shoqëri tepër të lëmuar në sipërfaqe.

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2014)
  • Botuar në: 2014
  • ISBN-13: 978-9928-103-92-5
  • Nr. faqe: 146
  • Përmasat e librit: 144 x 206 x 9 mm

Njihu me Autorin

Irène Némirovsky -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania