Faqja e autorit

Adriatike Lami


Adriatike Lami lindi në vitin 1972.
Është diplomuar për Gjuhë shqipe - Letërsi në vitin 1994, (UT). Studime pasuniversitare (SHPU -UT),2005. Studime Doktorale-në vazhdim (QSA).
Ka punuar si specialiste e arsimit parauniversitar, e njohur dhe me përvoja ndërkombëtare në fushat e: mësimdhënies, inspektimit, trajnimit, hartimit dhe vlerësimit të testeve të standardizuara, drejtimit e menaxhimit të shkollës. Gjatë disa viteve ka dhënë mësim në degët e mësuesisë në universitet. Aktualisht drejton prej disa vitesh një institucion të arsimit parauniversitar privat, (Shkollën Woodrow Wilson).
Është bashkëautore e disa teksteve mësimore të gjuhës shqipe dhe letërsisë për arsimin parauniversitar. Është autore e mjaft botimeve metodike në fushën e mësimdhënies dhe drejtimit të shkollës. Aktive në portale me shkrime dhe opinione për arsimin, të drejtat e fëmijëve, etj.
Adriatike Lami është autore e 8 librave me poezi dhe poema. Ka botuar në shtypin e kohës që në vitet '88-'90. Libri i saj, "Burri që më do mua", u përzgjodh ndër 5 librat më të mirë për vitin 2018. Ka fituar disa çmime. Poezia e saj vlerësohet si poezi e dashurisë, që ringjallet nga humbja dhe kujtesa. Dallon edhe si poezi e përjetimit të drejtpërdrejtë, që përmes vargut të lirë, rimave të brendshme dhe ndonjëherë filozofisë, krijon empati tek lexuesi. Spikat për figura-cionin e pasur, forcën medituese, gjatësinë e vargut, që shkon deri në prozë poetike.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania