Blije këtë produkt
1000 Lekë

Abracia e Northangerit ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2015 )

Autori:  Jane Austen
Përkthyesi:  Klodian Briçi

Me heroinën saj të këndshme e mbresëlënëse, “Abacia e Northangerit” mbetet një nga romanet më të parezistueshme të Xhejn Ostinit. Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Megjithatë, ka një dashuri të madhe, letërsinë, dhe një pëlqim të tepruar për romanin gotik, i cili në kohën e saj ishte tej mase i përhapur. Kështu, Katerina bëhet mishërimi i një antiheroine që bie ndesh me jetën e zakontë e cila, në një shkëmbim të vazhdueshëm mes fantazisë e realitetit, arrin të tjetërsojë ngjarje që s’kanë pikë vlere nën dritën e atmosferës së tmerrit të hamendësuar, duke u vënë në këtë mënyrë në qendër të një drame me drita të errëta, me përfundime fort të çuditshme e të hareshme. Kështu, pas dukjes së këndshme të historisë së një vashe që arrin të gjejë burrë, bie në sy reflektimi i urtë i dashurisë për të lexuar dhe mbi rreziqet që sjell kjo me vete, sidomos mbi anën komike të jetës.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota shqiptare (2015)
  • Botuar në: 2015
  • ISBN-13: 978-9928-00-123-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 316
  • Përmasat e librit: 142 x 207 x 26 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania