Blije këtë produkt
400 Lekë

A mund të mbrohemi nga tërmetet? ( Botuar nga: Akademia e Shkencave e Shqipërisë në 2000 )

Autori:  Siasi Koçiu

Në momentin e një tërmeti, secili prej nesh mund të reagojë në mënyra të ndryshme. Ja disa këshilla të thjeshta për mënyrën se si duhet të mbrohemi kur ndjejmë lëkundjet e tokës. 1.Siguroni veten. Në momentin kur ndjeni lëkundjen e parë mos u frikësoni por siguroni veten në një ambjen të përshtatshëm. Futuni poshtë një tavoline të gjerë, larg objekteve të shtëpisë që mund të bien mbi ju. 2.Ruani qetësinë. Kontrolloni të gjitha elektroshtëpiaket në shtëpi që mund të shkaktojnë zjarr. Fikini ato kur lëkundjet të jenë qetësuar. 3.Qetësohuni. Paniku mund të shkaktojë lëndime tek ju. Kini kujdes nga objektet e rëna apo gotat e thyera nëpër shtëpi. Qëndroni brenda sepse gjatë daljes xhamat e dritareve ose tjegullat e çatisë mund të bien mbi ju. Dilni jashtë kur lëkundjet të jenë zvogëluar. 4.Siguroni që keni mundësi të dilni jashtë. Kontrolloni dyert dhe dritaret që të jenë të hapura. 5.Qëndroni larg banesave dhe objekteve që mund të bien mbi ju nëse jeni në ambiente të hapura. 6.Qëndroni larg zjarreve dhe tsunameve. Mundohuni të largoheni sa më parë vendeve të cilat mund të përfshihen nga zjarret, ose vendet të cilat mund të preken nga tsunami. 7.Informohuni. Merrni informacionet e duhura nga mediat, radio, televizioni dhe autoritetet lokale. 8.Siguroni që familjarët dhe fqinjët tuaj janë mirë. 9.Punoni sëbashku për t’u ardhur në ndihmë të lënduarëve nga tërmeti. 10.Siguroni përpara evakuimit që energjia elektrike ose gazi të jenë fikur.

Çmimi: 400 Lekë
Blije këtë produkt
400 Lekë

Detajet e Librit

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania