A ka njeri ( Botuar nga: Toena në 2022 )
Përmbledhja me 16 tregime të shkurtra përcjell me një sens të hollë humori njohuritë e autorit për qytetet moderne. Autori e kthen jetën në një realitet të ri narrativ, në filozofinë e një shkrimtari të ri. Historitë e tij kanë lidhje me misteret e jetës në hapësirën urbane. Por qyteti në libër i ngjan një qyteti në përrallë, i mbushur me sekrete dhe dramë. Është një qytet që ofron dekore teatrale shumëngjyrëshe, përkundrejt sfondit ku zhvillohet drama e thellë dhe e çuditshme. Te tregimi "Dashuri" flitet për një dashuri të papranueshme, që një asistente universiteti ushqen ndaj një studenti, të cilin të gjithë e mendojnë si të paarritshëm. Historia zhvillohet në një laborator mikrobiologjie. Për shkak të dëshpërimit, ajo vendos ta helmojë djalin e ri. Në fund, në një kthesë të çuditshme te fatit, ajo zbulon se edhe ai e dashuronte...
Çmimi:
800 Lekë