Blije këtë produkt
1000 Lekë

ARMËT DHE ÇUNAT ( Botuar nga: OMSCA-1 në 2015 )

Autori:  Guy Lawson
Përkthyesi:  Nikolla Langore

Në kulmin e operacionit, një djalë që kishte braktisur shkollën, një masazhator dhe një tregtar tenxheresh u renditën midis tregtarëve më të mëdhenj të armëve në botë. Dhe të gjitha këto ndodhën sepse njëri prej tyre qëlloi të ishte një adoleshent që rrëmonte në uebsajte.nn Efraim Diveroli ishte 14 vjeç, kur e përjashtuan nga shkolla në Majami dhe e dërguan të jetonte me dajën e vet në Los Anxhelos, një tregtar vendas armësh. Diveroli ishte një student yeshiva - por bënte pjesë në tufën e fëmijëve hebrenj që tymosnin marijuanë në breg. Ideja ishte që ky xhaxha do ta shkollonte atë, duke e shtrënguar me rregullat strikte fetare, por i riu Diverol ishte më tepër i interesuar për tregtinë e armëve.nnRreth të 16-ve ai ishte një shitës i pasionuar shëtitës i  Glocks and Sig Sauers . Pastaj ai ndeshi në FedBizOpps uebsajtin federal për kontratat e armëve. Diveroli këmbënguli me kokëfortësi për të marrë një pjesë në këtë aksion. Pasi u zu me të ungjin, ai u kthye në Majami dhe themeloi kompaninë AEY, një kompani e dedikuar kontratave të mbrojtjes.n Ai u lidh me një tregtar mormon për financime dhe me një tregtar batakçi armësh zviceran që kishte akses në municionet stoqe nëpër Ballkan, e më pas filloi të lidhte kontrata për të dërguar municione në Irak.n Më 2004 ai bëri 1 043 869 $ me këtë biznes. Më 2005 shifrat kërcyen deri në 7 238 329 $. Atë vit, ai rekrutoi shokun e vet të vjetër yeshiva David Packouzin: vitet kur dikur kishin studiuar Talmudin, rezultuan të dobishme në deshifrimin e kontratave të mbrojtjes - si zëvendëspresident i kompanisë. Masazhatorit iu morën mendtë, kur Diveroli i rrëfeu se kishte 1.8 milion dollarë kesh në bankë. Ambicia e Packouz-it ishte të plotësonte ëndrrën e vet për t u bërë një yll rroku.nnPërfytyroni tre djelmosha njëzetediçkavjeçarë pa përvojë dhe një kontratë 300-milionëdollarëshe për armët me ushtrinë amerikane. Çfarë mund të shkojë keq Gazetari Lawson ka bërë një punë të madhe duke endur historinë qendrore të tre çunave me perspektivën e gjerë të luftës dhe me qeverinë të mbushur me paaftësi. David Packouz-i, Aleks Podrizki dhe lideri i tyre, Efraim Diveroli, nuk dinin se çfarë të bënin me jetën e tyre, derisa njëri prej tyre, Diveroli, u bë kontrabandist i ligjshëm armësh. Çdo mëngjes fillonte me tymosjen e marijuhanës dhe kërkimin në uebsajtin federal që listonte të gjitha kontratat e hapura për marrëveshje. Diveroli ishte i suksesshëm dhe futi në valle një partner, Packouzin. Me vetëbesimin në maksimum, ata vendosën të përpiqeshin të fitonin një kontratë të madhe dhe gjetën një kontratë për ushtrinë afgane që po ngordhte për armatime. Përkundër logjikës së shanseve, ata e fituan marrëveshjen dhe u zhytën kokë e këmbë: duke falsifikuar dokumente, duke bërë marrëveshje me mafien shqiptare, me gjeneralët që i ulërinin& por kjo nuk ishte më e keqja e gjithë kësaj Lawson-i tregon qartësisht të gjitha etapat, ndërsa ngjarjet fillojnë të shtëllohen. nnÇdo mëngjes, ata  do të zgjoheshin e do të dendeshin , para se të shkonin në zyrë. Një vakt i bollshëm dhe dita fillonte mbarë. Netët i kalonin klubeve, duke u dendur me kokainë. Diveroli, më parë një fëmijë i shëndoshë guhak, ishte veçanërisht agresiv me gratë. Por edhe më vonë kjo prirje nuk ndryshoi, si për shembull gjatë një udhëtimi biznesi në Ukrainë, ai i afrohej çdo gruaje të bukur që shikonte në rrugë dhe e pyeste:  Sa kushton n Më 2006, kur Shtetet e Bashkuara morën në kontroll operacionet ushtarake në Afganistan, nevoja për municione ishte e madhe. Të furnizoje forcat e sigurisë afgane, ishte një sfidë, sepse armët e tyre ishin të bllokut të vjetër sovjetik, tipi AK-47. Lufta në Irak kishte ngrënë rezerva të mëdha municionesh dhe stili afgan i të shtënave të shpejta, kërkonte një numër jashtëzakonisht të madh municionesh.n Rusia dhe Kina kishin rezerva masive dhe ishin të etura që t i shisnin, por politika administrative e Bushit e bëri të paligjshme këtë lloj tregtie. Ndërkaq, ushtria nuk mund të shkonte nga sytë këmbët drejt e në Ballkan, ku marrëveshjet bëheshin pavarësisht nga hollësitë ligjore dhe ku tradhtia ishte normë. Pra, kur kërkesa zyrtare për armë u postua në uebsajtin federal, tregtarëve ndërkombëtarë të armëve iu dha një mundësi e jashtëzakonshme.n Kërkesa me qëllim armatosjen e ushtrisë afgane ishte për rreth 100 milionë dollarë, ku do ë përfshiheshin fishekë për AK-47, miliona fishekë për pushkë snajper SVD Dragunov, raketa të aviacionit, por edhe shumë armatime të tjera.. Edhe më e mrekullueshme ishte - marrëveshje kjo që normalisht nuk duhej formuluar e tillë - se ai që fitonte kontratën, i fitonte të gjitha.n Aq më mirë për  çunat :  specifikimi ishte  i dobishëm pa kualifikim . Kjo donte të thoshte se ata mund të kontrollonin  çdo hale të vjetër municionesh në Europën Lindore dhe t i merrnin me çmime qesharake. Në fund të fundit, niveli i kërkuar i cilësisë ishte aq i ulët, sa mjaftonte që municionet vetëm të bënin zhurmë.n Diveroli, që po merrej me kontratat në Irak, i caktoi Packouz-it detyrën e gjetjes së municioneve dhe kjo ishte një kthesë në jetë e tij për masazhatorin e kthyer në kontrabandist. Me kompaninë AEY që po merrte 9% komision, në vend të normës 10% të industrisë, ata e çuan ofertën nën 300 milionë $.n Dhe fituan, një lajm ky që i la gojëhapur e duarbosh konkurruesit e tjerët, gjigantët e mëdhenj të korporatave.n Nga këtu, historia e shkruar shtruar, por duke iu përmbajtur fakteve, bëhet shumë serioze. Tregtari Aleks Podrizki, një djalë tjetër yeshiva, u bashkua me  çunat duke shërbyer si njeriu i tyre në Shqipëri. Dhe ata u zhytën me kokë. Rrezikshmërisht.n Tani ata u shndërruan në një komponent qendror të luftës kundër terrorizmit të presidentit Xhorxh W. Bush - siç shkruan Lawson-i; Pentagoni u kishte besuar çunave  një porcion të rëndësishëm të fatit të kombit . nnMegjithatë, në vend të blerjes së armëve me cilësi të lartë, djemtë blenë një mal me armë të lira e shekullore të stilit komunist, municione të mbetura nga kontrabandistët e Ballkanit, duke përfshirë rreth 100 milionë fishekë AK-47 që i morën nga banditë të korruptuar shqiptarë. Municionet ishin prodhuar në Kinë më 1950-n dhe 1960-n dhe ishin ruajtur për dhjetëvjetësha në shpella në Shqipëri. Çifti e dinte se për shkak të një embargoje, ishte ilegale t i shisje Pentagonit armë të bëra në Kinë. Për të mashtruar ushtrinë amerikane, Diveroli dhe Packouzi, fshehurazi, ripaketuan në kuti kartoni municionin e dobët kinez dhe e dërguan në Kabul. Ata fituan miliona, derisa u kapën nga hetuesit e Pentagonit dhe skandali u zbulua në faqen e parë të Nju-Jork Tajmsit. Të paktën kjo është historia zyrtare. E vërteta është edhe më shumë tronditëse: e errët, absurde dhe shqetësuese. Duke përdorur në ballë kontraktues privatë si Diveroli dhe Packouzi, ushtria amerikane e dinte që po blinte armë nga tregtarë ilegalë. Përimësitë e këtij operacioni shumëbilionëdollarësh nuk janë raportuar kurrë më parë. Tani, Guy Lawson-i tregon për herë të parë historinë e vërtetë emocionuese. Është një udhëtim që shkon nga një apartament bodrum në Miami Beach në shpellat e maleve në Shqipëri, në korridoret e pushtetit në Uashington dhe në vijën e frontit të Irakut dhe Afganistanit. Qeveria e ShBA-së u përpoq ta fshihte të vërtetën që përmbajnë dokumentet e vulosura në gjykatën federale, derisa një burim konfidencial ia përcolli ato autorit.n n Reporteri investigativ e nënquajti librin: SI U BËNË TRE DROGAMANË NGA MAJAMI BEACHnTRAFIKANTËT MË TË PAZAKONTË NË HISTORI, i cili i ka rënë pikës dhe sugjeron se sa e pabesueshme, edhe pse tërësisht e vërtetë, është kjo histori.n Për shembull, në një çast kritik gjatë operacionit, kur çdo gjë ishte në rrezik, një nga të tre e përshkruan kështu gjendjen e tij shpirtërore:n  Kam trajtuar çështje që kishin të bënin me sigurinë ndërkombëtare dhe isha gjysmë i pjekur. Nuk dija asgjë rreth situatës në atë vend të botës. Por isha një lojtar qendror në luftën afgane dhe, nëse ngarkesa jonë nuk arrinte në Kabul, e gjithë strategjia e armatimit të ushtrisë afgane do të dështonte.n Ishte krejtësisht vrastare. nn Diveroli ishte arrogant. Gjatë rrugës nga aeroporti për në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, ai deklaroi se, po të kishte 20 burra me armë  ai mund ta merrte këtë vend . Por më vonë, ai u shuk në një zyrë kur tipi prapa tryezës u ngrit dhe ata panë të ngrihej më këmbë një burrë me pamje të vrazhdë, një bandit i vërtetë, i shkoi ndër mend Podrizkit. Një njeri të tillë: muskulor, lëkurëzeshkët, me parakrahët të mbushur me tatuazhe, që dukeshin si ata që bëheshin në burgje. Në qoshe ishte ulur një riosh me sy të ftohtë si të peshkaqenit që nuk po fliste. Ai ishte djali i kryeministrit, një anëtar i  familjes , siç njihej nga shqiptarët.n Dy milionë fishekët që do të dërgoheshin nga Tirana në Kabul, duhet të ripaketoheshin për të fshehur shkronjat kineze të paketimeve të vjetra. Materiali ushtarak kishte qenë pronësi e shqiptarëve për dhjetëvjetësha, por shkronjat e tyre kineze i vunë trafikantët në anën e gabuar të ligjit.n Të gjitha llojet e praktikave korruptuese bënë të mundur lëvizjen e municioneve për në Kabul. E njëjta gjë ndodhi kur 5 milionë fishekë u zbarkuan në aeroportin e Bishkekut në Kirgistan. Atje, autoritetet imponuan një gjobë prej 300 000 $ në ditë dhe nuk e linin aeroplanin të largohej. Presidenti Bush ngarkoi Sekretarin e mbrojtjes Robert Gates-in që të bënte të mundur marrjen e municioneve. Me siguri  çunat nuk do t ia dilnin mbanë.n Megjithëkëtë, marrëveshja e armëve shpejt u ndërlikua, kur një konkurrues xheloz shkaktoi një shërbim hetimor të mbrojtjes penale. Agjencia nuk mundi ta kapte mashtrimin e madh të armëve në Afganistan dhe Irak, ku miliona dollarë u zhdukën, por ata mund të gjuanin  çunat , megjithëse ata ishin në procesin e dërgimit të mallrave.n Madje edhe armiku i betuar i Diverolit, një shqiptar që më vonë vdiq dyshueshëm, siç mendonte hetuesi Michael Mentavlos, ishte i tronditur. Ushtria nuk i mori parasysh kërkesat e tij që të ndalohej tregtia me prodhimet e kompanisë AEY, sepse nevoja për municione për AK-47 ishte e madhe. Por Mentavlos fitoi pasi paraqiti fotografi me plumba me shkronja kineze. Do të kalonin muaj para se një zinxhir furnizimi me municione të hapej. Dhe kështu, shërbimet sekrete afgane bënë një luftë kritike të paarmatosur. Diveroli u dënua me katër vjet burg më 4 janar 2011, kurse dy trafikantët e tjerë u lanë në arrest shtëpie për disa muaj.nnKjo është një histori që nuk keni menduar ndonjëherë ta lexoni. Kështu që duhet ta lexoni tani.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: OMSCA-1 (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-132-63-5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 304
  • Përmasat e librit: 143 x 203 x 21 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania