Buy this product
1200 Lekë

50 vjet marrëdhënie me jashtë ( Published by: Mediaprint in 2020 )


Në vitin 1976 krijova dy lidhjet më të rëndësishme të jetës sime: familjen time dhe punën në shërbimin e jashtëm të Shqipërisë. Edhe sot, familja dhe atdheu mbeten për mua të shenjta, Në shërbimin e jashtëm, familja dhe atdheu marrin dimensione të veçanta; ato bëhen motivi kryesor që udhëheq punën dhe aktivitetin e një diplomati profesionist. A e keni vënë re? Ngjyra e kuqe e flamurit është më e kuqe kur jemi jashtë vendit dhe himni kombëtar në ceremonitë e dorëzimit të kredencialeve tingëllon shumë më bukur se zakonisht. Në këto dekadat e fundit kanë ndodhur ndryshime të mëdha në botë dhe në vendin tonë; vija e ndarjes midis dy blloqeve politike e ushtarake gjatë luftës së ftohtë të para viteve '90, u zhvendos nga Adriatiku në Detin e Zi, dhe vendi ynë, për herë të parë në historinë e vet, u gjend gjeografikisht në brendësi të bllokut politik, ushtarak dhe të sistemit shoqëror, në të cilin natyrshëm na takonte që të ishim. Ndryshimet e nevojshme që ndodhën në vendin tonë sollën kalimin e sistemit tonë shoqëror nga ai totalitar në atë demokratik. Por ndërkohë që blloqet dhe situatat gjeostrategjike ndryshojnë, interesat kombëtare (atdheu) dhe ato të familjeve tona si diplomatë mbeten po ato.

Price: 1200 Lekë
Buy this product
1200 Lekë

Product Details

  • Publisher: Mediaprint (2020)
  • Published in: 2020
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 08 443 9
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 302
  • Book dimensions: 150 x 240 x 23 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania