48 ligjet e pushtetit ( Botuar nga: Botime Pema në 2019 )
1. Asnjëherë mos errësoni figurën e eprorit tuaj. 2. Mos tregoni besim të madh te miqtë tuaj, mësoni si t'i përdorni armiqtë tuaj. 3. Fshihni synimet tuaja. 4. Përherë të thoni më pak nga sa është e nevojshme.
5. Varet shumë nga dinjteti -mbrojeni atë me jetën tuaj. 6. Kujdesuni të jeni në qendër të vëmendjes me çfarëdolloj çmimi. 7. Vini të tjerët të punojnë për ju, por gjithnjë ta korrni ju lavdinë dhe njohjet e tyre. 8. Bëni të tjerët të vijnë te ju - përdorini si karrem, nëse është e domosdoshme. 9. Fitoni me veprimet tuaja, asnjëherë me bashkëbisedim dhe mosmarrëveshje. 10. Kujdes, rrezik infeksioni: largohuni prej mjeranëve dhe fatkeqëve.
11. Bëjini njerëzit që të varen nga ju. 12. Përdorni ndershmërinë e duhur dhe bujarinë, që të çarmatosni viktimën tuaj. 13. Kur kërkoni ndihmë, mbështetuni tek egoizmi i të tjerëve, asnjëherë te dhembshuria ose bujaria e tyre. 14. Bëni miq dhe punoni si spiun. 15. Thërrmojeni armikun tuaj plotësisht. 16. Përdorni mungesën, që të rrisni respektin dhe ndikimin që ju japin të tjerët. 17. Mbajini të tjerët në një gjendje terrori të zgjatur: kultivoni një atmosferë të paparashikueshme. 18. Mos ndërtoni fortesë që të mbroheni - vetmia është e rrezikshme. 19. Të dini me cilin keni të bëni - mos dëmtoni njeri të gabuar. 20. Mos u ngatërroni me asnjë njeri. 21. Bëni si klloun që të ngrini kurth për një palaço - të dukeni budalla për qëllimet tuaja. 22. Përdorni taktikën e dorëzimimit: kthejeni dobësinë në forcë. 24. Luani rolin e oborrtarit të përkryer. 25. Rikrijoni vetveten. 26. Mbajini duart tuaja të pastra. 27. Përfitoni nga nevoja e njerëzve të cilët ju besojnë, që të mund të krijoni përkrahës të cilët do t'ju adhurojnë. 28. Veproni me guxim. 29. Bëni plane të studiuara mirë. 30. Kujdesuni që arritjet tuaja të duken të lehta. 31. Kontrolloni zgjidhjet e ndryshme: vendosini të tjerët të luajnë me letrat që u shpërndatë. 32. Shfrytëzoni fantazitë e të tjerëve. 33. Zbuloni vidën e çdo njeriu. 34. Të jeni mbret me mënyrën tuaj: veproni si një mbret dhe të tjerët të sillen ndaj jush si të ishit mbret. 35. Përkryeni artin tuaj të sinkronizimit. 36. Përbuzni gjërat që nuk mund t'i fitoni dhe hakmarrja më e mirë është t'i injoroni. 37. Shfaquni mbresëlënës në publik. 38. Mendoni si të doni,por silluni si gjithë të tjerët. 39. Turbulloni ujërat, që të kapni peshk. 40. Përbuzni gjithçka që është dhuratë. 41 Largohuni të ndiqni gjurmët e një burri të madh. 42. Nëse do të vrisni çobanin, bagëtia do të shpërndahet. 43 Punoni sipër zemrave dhe mendjeve të njerëzve. 44. Çarmatosini dhe zemërojini me mashtrimin e pasqyrës. 45. Bëjeni të ditur nevojën për ndryshim, por mos bëni shumë reforma të menjëhershme. 46. Asnjëherë të mos dukeni i përkryer. 47. Mos shkoni më tej se objektivi juaj, mësoni se kur duhet të qëndroni dhe kur jeni fitimtar. 48. Të jeni të zhdërvjellët.
Çmimi:
2000 Lekë